Deputetja e PL, Monika Kryemadhi pretendoi në emisionin “Opinion” që mbetjet në Tiranë nuk trajtohen sipas kontratës nga inceneratori.
E pyetur në se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi iu shmang pyetjes duke thënë se e ka bërë më parë padinë për inceneratorin e Elbasanit.
“Të vijë policia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.












