Motra e Olta Gixharit, komentoi lidhjen e Luizit me Kiarën duke theksuar se romanca e tyre nuk do të funksionojë jashtë shtëpisë së “Big Brotherit”.
Gerta Gixhari tha se Luizi është në një moshë që synon të krijojë familje, kurse sipas saj, Kiara ka një karrierë përpara.
“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës e cila ka perpara karrieren. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen. Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit”, u shpreh Gerta Gixhari.