Sali Berisha prezantoi gjatë ditës së sotme koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fjalën e tij tha se ky koalicion është pritur me gëzim nga mbarë shqiptarët.
Berisha iu përgjigj Edi Ramës, i cili ironizon koalicionin “Shqipëria Madhështore” me mustaqet e Kujtim Gjuzit.
“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, por është absolutisht ëndrra më e bukur e ditës dhe jo e natës e cdo shqiptari. Çfarë paraqet pala tjetër, paraqet hardhucë, bretkosa, zhapa dhe tani i kanë ngelur në gojë….Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Ti kujtim se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë”, tha Berisha.












