Sali Berisha ka komentuar sot një deklaratë të Edi Palokës, i cili është shprehur se “i është kërkuar që të rrokin armët”.
Në një konferencë për gazetarët, i pyetur a është dakord që qytetarët të marrin armët, Berisha tha se mbeshtet versionin e “mosbindjes civile”.
“Kryengritja është paqësore, por cdo mjet i mosbindjes civile do jetë në fushë. Mosbindja civile do organizohet çdo kohë e më shumë. Kjo është lëvizje pa kthim. Ne meritojmë të fitojmë, sepse po mbrojmë parimet e demokracisë”, tha ish kryeministri.
Berisha tha gjithshtu se “Beteja në parlament do të shoqërohet nga një mbështetje e fuqishme popullore”, duke theksuar se “Këto protesta nuk do ndalen më nga asnjë masë”.












