Thursday, August 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ndryshim i bujshëm për siguracionin e makinave në Shqipëri, duke nisur nga 1 Janari…

by Rilindje
22/10/2025
in AKTUALITET
Ndryshim i bujshëm për siguracionin e makinave në Shqipëri, duke nisur nga 1 Janari…

Prej 1 janarit të vitit që vjen, do të hyjë në përdorim rregulli i njohur si “bonus malus” për drejtuesit dhe zotëruesit e automjeteve në Shqipëri, çka me fjalë të thjeshta do të thotë se ata që kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës.

Ndërkohë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë realizuar shkelje apo aksidente do të përfitojnë ulje të siguracionit.

Lajmin e ka bërë me dije drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë, e cila u shpreh se aplikimi i “bonus-malus” është një mundësi shumë e madhe për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.

“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen, por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte, por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi tek ne është 3.8, do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet nga drejtuesi në drejtues”- tha Mimoza Kaçi, por duke mos bërë me dije detajet se si do të përshtat ky rregull me kompanitë e sigurimeve dhe as se sa janë shifrat ekzakte.

“Bonus malus” është në parim një rregull mjaft i mirë dhe që aplikohet në mjaft shtete të zhvilluara europiane. Megjithatë presim dhe të shohim zbatimin rregullit të ri dhe nëse qytetarët do të përfitojnë vërtetë bonuse apo ulje. Ndërkohë, në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, Kaçi tha se është i domosdoshëm, pasi vendi ynë ka risk të lartë.

NGA KATEGORIA

“Do të copëtoheni…”/ Kush e “ngriti në këmbë” Policinë? Zbardhet mesazhi terrorist
AKTUALITET

27/08/2026
Kush e dërgoi? Alarm për bombë, zbardhet mesazhi kërcënues! Çfarë thotë policia…

“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…

Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 5 tetor do të nisë…

Del VIDEO/ Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës, ja detajet që bien në sy….

26/08/2026
E FUNDIT/ Bllokohet qarkullimi drejt Jugut, çfarë po ndodh në aksin Kavajë-Rrogozhinë

LAJMET E FUNDIT:

“Do të copëtoheni…”/ Kush e “ngriti në këmbë” Policinë? Zbardhet mesazhi terrorist
AKTUALITET

“Do të copëtoheni…”/ Kush e “ngriti në këmbë” Policinë? Zbardhet mesazhi terrorist

27/08/2026
Kush e dërgoi? Alarm për bombë, zbardhet mesazhi kërcënues! Çfarë thotë policia…
AKTUALITET

Kush e dërgoi? Alarm për bombë, zbardhet mesazhi kërcënues! Çfarë thotë policia…

27/08/2026
“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…
AKTUALITET

“Kemi vendosur bombë”/ Policia “blindon” Spitalet, Prokurorinë, Gjykatat! Alarm në këto qytete…

27/08/2026
Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 5 tetor do të nisë…
AKTUALITET

Qeveria Rama merr vendimin/ Ministria tregon se më 5 tetor do të nisë…

27/08/2026
Del VIDEO/ Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës, ja detajet që bien në sy….
AKTUALITET

Del VIDEO/ Momentet kur Ergys Agasi mbërrin në Policinë e Tiranës, ja detajet që bien në sy….

26/08/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, deri në shkurt…
BOTA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result