Thursday, July 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ndryshimet që priten PD-në, kush janë emrat që “ikin” nga strukturat drejtuese pas humbjes…

by Rilindje
20/07/2025
in POLITIKË
Ndryshimet që priten PD-në, kush janë emrat që “ikin” nga strukturat drejtuese pas humbjes…

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin.

Askush nga drejtuesit e lartë nuk e ka opsion fjalën dorëheqje dhe në pozicionet e tyre pritet të qëndrojnë deri në fund të mandatit që i lejon statuti i Partisë. Por, deri atëherë, ndryshimi i grupit parlamentar do të imponojë ndryshime në kryesinë demokrate.

Aktualisht e përbërë nga 33 anëtarë, 14 janë anëtarë exofficio, mes të cilëve edhe grupi “Bardhi” i integruar pak më shumë se një vit më parë për shkak të pozicioneve që një pjesë e deputetëve demokratë mbanin në Komisionet Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndryshimi i përbërjes së grupit të deputetëve dhe emrat që do të marrin pozicione drejtuese në komisionet parlamentare me nisjen e legjislaturës së re, do të spostojnë jo pak figura nga kryesia e PD.

Zheni Gjergji, u fut në në kryesi në mars të 2024, kur grupi Bardhi iu bashkua Sali Berishës, për shkak se drejtonte Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Tashmë ajo nuk është më deputete dhe as drejtuese e Komisionit, e si e tillë duhet t’ja lërë vendin në kryesi ligjvënësit që do ta zëvendësojë në krye të komisionit parlamentar të shëndetësisë.

E njëjta gjë me Dhurata Çupin, e cila ishte nënkryetare e PD në Komisionin e Ligjeve. Në kryesi ajo u fut pikërisht për shkak të këtij pozicioni. Vendin e saj në kryesinë demokrate do të duhet ta zërë emri i ri që do të mbajë postin e nënkryetarit të ligjeve në Kuvend.

Edhe Ferdinand Xhaferri duhet të lirojë karrigen e tij në kryesinë e PD. Ai u fut për shkak se ishte nën-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare gjatë kohës që ishte deputet.

Si deputet u afrua në kryesi edhe Helidon Bushati, por as ky i fundit nuk u rizgjodh ndaj pozicioni i tij si anëtar exofficio vihet në pikëpyetje.

Por shtatori do të qartësojë edhe fatin e të tjera figurave që në kryesi u futën po ashtu, për shkak se mbanin një post parlamentar, por që janë rizgjedhur deputetë. Jorida Tabaku e rikonfirmoi mandatin falë mbi 20 mijë votave për emrin e saj në listën e hapur të Tiranës.

Por nuk dihet nëse Berisha do ta zëvendësojë në krye të Komisionit të Integrimit. Bashkë me të, nëse nuk rikonfirmohen në pozicionet në Kuvend, jashtë kryesisë ngelen edhe dy emra të tjerë që ishin në listë të sigurt, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj apo kreu i grupit Gazment Bardhi, për të cilin kreu i PD ende nuk ka folur nëse do ta lërë drejtues të deputetëve apo do ta zëvendësojë./ Shqiptarja.com

NGA KATEGORIA

Cakranit “i dha divorcin”! Ja kush ZGJIDHET avokati i ri i Ilir Metës…
POLITIKË

Cakranit “i dha divorcin”! Ja kush ZGJIDHET avokati i ri i Ilir Metës…

09/07/2026
U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…
POLITIKË

U largua nga PS/ Marjana Koçeku “godet” sërish Edi Ramën, zbulon se…

08/07/2026
Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës
POLITIKË

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

08/07/2026
Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…
POLITIKË

Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…

08/07/2026
POLITIKË

“PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 2027-ës”/ Vjen deklarata surprizë nga…

07/07/2026
Prapaskenat/ Marjana Koçeku zbulon “sekretin” brenda PS-së: Ja si fiton zgjedhjet Edi Rama…
POLITIKË

Prapaskenat/ Marjana Koçeku zbulon “sekretin” brenda PS-së: Ja si fiton zgjedhjet Edi Rama…

07/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan
BOTA

Del FOTO/ Ja si duket pistoleta e personalizuar që Edi Rama mori dhuratë nga Erdogan

09/07/2026
Nis hakmarrja/ Merr fund rumpalla e Zvërnecit! Policia bën LËVIZJEN e fundit…
AKTUALITET

Nis hakmarrja/ Merr fund rumpalla e Zvërnecit! Policia bën LËVIZJEN e fundit…

09/07/2026
Karburantet shtrenjtojnë çmimet në Shqipëri, ja me sa po tregëtohet nafta…
BOTA

Korriku nis me kaos! Lajm i keq dhe goditje e fortë, çmimi i NAFTËS po…

09/07/2026
Tirana zien nga protestat! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Zvërnec…
EDI RAMA

A ke ndryshuar mendjen për të dhënë DORËHEQJEN? Rama nga Italia tregon VENDIMIN…

09/07/2026
“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
EDI RAMA

Protesta kundër resortit amerikan/ Edi Rama për mediat Italiane: Nuk kam frikë nga…

09/07/2026
Karamuço befason: Rama mori një pistoletë nga Erdogan, mbetet për t’u parë…
TË TJERA

Karamuço befason: Rama mori një pistoletë nga Erdogan, mbetet për t’u parë…

09/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!