Janë publikuar emrat e kandidatëve që do të garojnë për vendin vakant të drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese.
Në garë morën pjesë 13 kandidatë por vetëm 6 prej tyre u përzgjodhën për të vazhduar në fazën tjetër.
Kandidatët që u përzgjodhën janë: Asim Vokshi, Alban Toro, Naureda Llagami, Florjan Ballhysa, Alma Faskaj dhe Genta Tafa.
Vendi i lirë është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes.












