Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Artan Imami, Tinka Kurti, Luftar Paja, e shumë emra të tjerë, që kanë lënë gjurmë në skenën e Teatrit Kombëtar, ishin të pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e godinës së Teatrit të Ri.
Po ashtu ne krah të Edi Ramës të pranishëm ishin dhe artistë të tjerë si Kastriot Çaushi, Dritan Boriçi, Gaz Paja, Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Indrit Çobani dhe drejtori i ri i teatrit, Altin Basha.
Sot u çelën zyrtarisht punimet për godinën e re, e cila do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI, që njësoj si stadiumi i ri kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.