Ura e Kukësit – përtej një kalvari të gjatë e të mundimshëm – është hapur më në fund për lëvizje për gjithë qytetarët, duke lehtësuar kështu ndjeshëm kalimin drejt Kosovës, si një investim, i cili njihet edhe si “Ura e të ardhmes” dhe ka kushtuar 36 milionë euro.
Hapjen e urës, e ka bërë vetë kryeministri Edi Rama dhe nga sot ajo është e kalueshme lirisht. Ura e varur në 310 metra gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, është një element prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50 metra. Ura është një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.
Ajo zëvendëson urën ekzistuese mbi lumin Drin e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj. Ura ekzistuese do të kthehet në një relike që ka shërbyer për më shumë se 45 vitesh dhe nuk do të ketë lidhje as me autostradën as me rrugë dytësore.












