Friday, February 13, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Një “shuplakë” nga Amerika, për ata që besonin se Donald Trump do të rrëzonte Ramën në Shqipëri

by Rilindje
18/07/2025
in BOTA
Një “shuplakë” nga Amerika, për ata që besonin se Donald Trump do të rrëzonte Ramën në Shqipëri

Nga Indrit Vokshi

Wall Street Journal shkruan se Rubio ka firmosur një memo ku thuhet se administrata Trump nuk do prononcohet më për zgjedhjet në vendet e tjera, nuk do ndjekë më atë politikën tradicionale ku SHBA është arbitri i zgjedhjeve, qorton, kritikon, akuzon dhe jep detyra për zgjedhjet.

Kjo vjen në kuadër të politikës jointervencionaliste, sepse filozofia e Trump është të mos përzihet shumë në punët e brendshme të shteteve por të bashkëpunojë me ta për interesat kombëtare amerikane, pa marrë parasysh se çfarë sistemi e regjimi kanë shtetet. Ketë filozofi e pati lançuar Trump qysh në vitin 2017 në fjalimin e tij në OKB.

Thënë ndryshe, memo e Marco Rubio ka këtë thelb; nëse një shoqëri apo shtet adopton vlerat demokratike, ne e përshëndesim, nëse jo, nëse zgjedh sistem tjetër, ne bashkëpunojmë me të për interesat kombëtare amerikane. Nëse ajo qeveri shkel interesat kombëtare amerikane, ne edhe prononcohemi për zgjedhjet sepse ne s’mund të pranojmë qeveri anti-amerikane aty ku kemi interesa. Mirëpo që të bëjmë arbitrin kot edhe aty ku nuk na janë prekur interesat jetike, s’do e bëjmë.

Të njejtën qasje pati shpallur edhe Xi Jinping në një fjalim në Pekin duke deklaruar se Kina nuk ka pretendime kundrejt shteteve të tjera, nuk synon t’i mësojë ata si të qeverisin në punët e brendshme, mjafton që ata të jenë aleatë tregtarë e strategjikë me Kinën.

Kjo qasje e SHBA, prek drejtpërdrejt opozitat në vendet gjysëm diktatoriale, sidomos ato opozita që e mbajnë shpresën te ndihma e jashtme. Prek edhe opozitën e Shqipërisë e cila në pamundësi për t’u organizuar e për të pasur epërsi morale, argumentuese dhe civilizuese, i ka mbështetur të gjitha shpresa dhe iu thotë anëtarëve të saj “Prisni, se diçka e madhe do vijë nga Amerika”, duke aluduar se Amerika po përgatitet ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. E kjo s’ka për të ndodhur për sa kohë Edi Rama nuk shkel ndonjë interes jetik amerikan.

Megjithatë, as memo e Rubios, as qasja jointervencionaliste e trumpistëve, nuk kanë asnjë rëndësi apo efekt në Shqipëri e tek opozita. Demokratët do vazhdojnë të besojnë se profecia do përmbushet, pasi njëlloj si në besimet pagane ku flijohej diçka për të kënaqur hyjninë, janë flijuar 6 milionë euro për të kënaqur hyjninë e demokracisë dhe, rrjedhimisht, sipas kësaj feje, duhet mbajtur aty përjetësisht profeti i votës së lirë ngaqë vetëm duke qenë ai aty, krijohet mundësia që shpallja hyjnore të zbresë në tokë. Po u largua ai, shkatërrohet profecia, nuk ndodh çlirimi.

Tani në vend që të reflektohet mbi ketë zhvillim, lirisht mund të thuhet se Edvini siç ka korruptuar ODIHR për të ndryshuar raportin përfundimtar për zgjedhjet, ka blerë edhe Marco Rubion duke e detyruar atë të heqë dorë nga mbrojtja e votës së lirë në botë.

NGA KATEGORIA

Ambasada Amerikane sqaron: Kujdes! Ja Shqiptarët që nuk lejohen të hyjnë në SHBA
BOTA

“Sjell pasoja të rënda!”/ Ambasada Amerikane jep paralajmërimin për Shqiptarët…

29/01/2026
Berishës i ndërpresin fjalën në Asamblenë e KE në Strasburg, ja çfarë bën kreu i PD…
BOTA

Berishës i ndërpresin fjalën në Asamblenë e KE në Strasburg, ja çfarë bën kreu i PD…

29/01/2026
76 kryebashkiakët dalin në mbështetje të Erion Veliajt, mbërrin LETRA “rrufe” që kërkon…
BOTA

76 kryebashkiakët dalin në mbështetje të Erion Veliajt, mbërrin LETRA “rrufe” që kërkon…

28/01/2026
LAJM I MIRË! Ndodh mrekullia me Schumacher, legjenda e “Formula 1” sapo…
BOTA

LAJM I MIRË! Ndodh mrekullia me Schumacher, legjenda e “Formula 1” sapo…

26/01/2026
Kundër resortit të Jared Kushner në Sazan, LETRA RRUFE që ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës
BOTA

Kundër resortit të Jared Kushner në Sazan, LETRA RRUFE që ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës

24/01/2026
Protesta e Sali Berishës, REAGON Ambasada Amerikane: Kujdes…
BOTA

Protesta e Sali Berishës, REAGON Ambasada Amerikane: Kujdes…

24/01/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik! Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje të rëndë edhe…
AKTUALITET

Po kalonte rrugën, këmbësori përplaset nga makina në aksin kombëtar…

13/02/2026
Dash Sula sulmon PD dhe “lavdëron” Ramën: Ju vlerësoj maksimalisht…
POLITIKË

Dash Sula sulmon PD dhe “lavdëron” Ramën: Ju vlerësoj maksimalisht…

13/02/2026
Protesta para Kryeministrisë, reagon Rama: PD-ja, e vetmja parti në botën që…
EDI RAMA

Protesta para Kryeministrisë, reagon Rama: PD-ja, e vetmja parti në botën që…

13/02/2026
SPAK me “dorë të hekurt”, gazetarja tregon 3 emrat e kryebashkiakëve që janë në telashe…
POLITIKË

Balla paralajmëron NDRYSHIMIN drastik: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë

13/02/2026
“Do të ketë ndryshime të forta!”/ Ish-ministri: Brenda muajit korrik ndodh kjo gjë…
AKTUALITET

“Do të ketë ndryshime të forta!”/ Ish-ministri: Brenda muajit korrik ndodh kjo gjë…

13/02/2026
VIDEO/ Plas grushti në studio, Berat Buzhala godet Albatrosin. E pabesueshme…
TË TJERA

VIDEO/ Plas grushti në studio, Berat Buzhala godet Albatrosin. E pabesueshme…

12/02/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!