“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij”. Kështu ka deklaruar aktori i njohur Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim të telenovelës së bujshme.
“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi Arben Derhemi.
Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program. “Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjet dhe problemet e kohës.