Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj deklaroi se Ilir Metës iu dha goditje politike nën brez duke e bërë president në kulmin e fushatës elektorale.
Nora Malaj harron se Meta edhe pse i zgjedhur president doli në fushatë në çdo cep të vendit duke mos pyetur për Kushtetutën.
“Ka shtatë vite që këtë familje të gjithë e futën në rrathët e ferrit. Për shtatë vite sistematikisht për çiftin Meta-Kryemadhi janë hedhur sinuata, të vërteta, të pavërteta… Në një moment të caktuar i dhanë goditje nën brez duke e bërë president në kulmin e fushatës. Në një farë mënyrë i bënë dëm që e bënë president, nuk mundet një lidership të largohet në mes të kulmit. Në marrëdhëniet politike ka dille të caktuara që të bëjnë atë trekëndëshin.Nuk e kam pyetur Ilir Metën për djegien e mandatit. Kjo sepse Iliri që në momentin që u bë president i distancua nga ne”, tha Nora Malaj.












