Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me kryebashkiakët e vendit, deklaroi se kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ishte i vetmi që shprehu ankesat e tij ndaj një ministrie lidhur me finacimet për bashkinë.
Sipas Ramës, ankesa e kryebashkiakut të Pogradecit tregon që ai punon dhe interesohet për bashkinë.
“Kryetari i bashkisë së Pogradecit u ankua sit për diskriminim. Ai pati një kritikë në adresë të një ministrie për diskriminim. Megjithatë unë kam qenë kryetar bashkie vetë, dhe kuptoja që çdo kryetar bashkie nuk do ishte i duhur nëse nuk ankohej se pse nuk marrim më shumë. Ai nuk e tha por mendon se Korça ka marrë më shumë, Pogradeci më pak. Nuk kemi asnjë arsye që ne t’i shikojmë kryetarët e bashkive të djathtë, mua nuk me duken ashtu në fakt, mua më duken kryetarë të zgjedhur”, tha Rama.












