Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet një vajzë duke provokuar tifozët e Serbisë.
Tifozja shqiptare zbret nga shkallet afër serbëve dhe bën shqiponjën para fytyrës së tyre, shkruan Rilindje.info. Tifozja simpatike shihet teksa shoqërohet dhe mbrohet nga sigurimi i stadiumit në Katar.
Kujtojmë që golin e parë në ndeshjen Zvicër – Serbi e shënoi mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.