Kur na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet, deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj u shpreh i bindur se Edi Rama do të fitojë mandatin e katërt.
Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të Berishës e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste.
“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet. Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë. Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin. Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste”, tha Xhaferaj.












