Seanca parlamentare ka vijuar me debate mes kryeministri Edi Rama dhe deputetit Agron Shehaj, i cili e akuzoi të parin se fshihet pas një kompanie offshore të lidhur me inceneratorët. Rama tha se kompania nuk ka marrë asnjë lek, madje i kalënë të gjitha në garanci, teksa ka humbur edhe gjyqin.
“E kupton se çfarë thua apo jo. Kompanitë offshore janë bërë për tu fshehur dhe unë s’kam nga ta di që je ti atje, se janë bërë për t’u fshehur. Ore seriozisht e ke se me thua pastaj pse thua je idiot apo bën vet. Unë të pyeta, je idiot apo bën vet, mbase bën vet.
“Flet gjëra që mua nuk do më shkonin kurrë ndër mend. Dhe unë nuk kam prova por jam i bindur që ti je i feshur se ti je burrë i poshtër. U bë për të thirrur urgjencën këtu, shko bëj një skaner. Nuk më tregon dot mua as se ku shkollohen fëmijët e mi as ku është dhe çfarë bën familja ime. Jeni bërë fare mo, nuk kuptoni gjë fare, nuk e di si ia bëni natën, flisni përçart”, tha Rama.