Anëtar i Këshillit Kombëtar, Aleksander Biberaj komentoi përçarjen brenda Partisë Demokratike.
Referuar ‘arrestit shtëpiak’ te Berishës, Biberaj theksoi se Edi Rama nuk rrëzohet as nga ballkoni dhe as nga foltorja e Parlamentit.
“Besoj në lëvizje të reja, grupime të reja dhe informacione të reja. Një pjesë e klasës së politikës shqiptare e ka konsumuar veten. Nuk rrëzohet Edi Rama as nga ballkoni e as nga Kuvendi. Edi Rama rrëzohet me frymë popullore, me politikanë të pakorruptuar që përfaqësojnë shumicën e vullnetit qytetar shqiptarë. Sot nuk kemi opozitë e as figura të reja e të besuara”-tha Aleksander Biberaj.












