Dalja e Ermionës ditën e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP” duket se e ka mërzitur edhe më shumë Luizin i cili gjendet sërish i vetëm pasi edhe Kiara i ka kthyer kurizin.
Gjatë një diskutimi që ata patën në oborr, Luizi e vuri fare mirë në dukje se është i interesuar më shumë për lojë tani e tutje dhe se do të evitojë shpërqendrimet e mundshme nga banorët, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për Kiarën.
“Unë po zgjedh. Po fitoj Big Brotherin, Kiara, takohemi jashtë sa të dalë dhe vazhdojmë ku e lam…dashtë e në mos dashtë…si te doje”, tha Luizi. Në një moment, Olta iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Po heq dorë nga Kiara?”.
Në atë moment Luizi nuk është përmbajtur nervat dhe ka ‘shpërthyer’ në ofendime duke i thënë: “Pse han m*t pash Zotin”.












