Banorja e Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari nuk është ndjerë mirë nga komentet e opinionistit, Arbër Hajdarit. Një natë më parë ai i tha se ka aktorja ka mbledhur banorët që t’i dalin kundër Gentit. Sot teksa ishte duke diskutuar me Amosin, Olta tha se është më mirë që Arbri të tërhiqet pasi nuk e bën dot këtë rol.
Amos Zaharia: U sulmove, e mbrojte veten. Të mbrojtën dhe të tjerët
Olta Gixhari: Nuk e mbrojta.
Amos Zaharia: Opinionitët të bëjnë abonimin dhe ta shikojnë e të japin opinione më të sakta
Olta Gixhari: Ose, dorëzo çelësat Arbër, pasi nuk e bën dot. Të sajosh një histori dhe të aludosh se ka ndodhur….