Publiku ka vendosur që Olta dhe Kiara të dalin në nominim “kokë më kokë” dhe njëra prej tyre të shtunën do të largohet nga shtëpia e Big Brotherit.
Luizi e ka studiuar shumë mirë lojën e një fituesi në Big Brother Canada, për pasojë shumë situata që ai krijon në shtëpi, përfshirë “kurthin” që i ngriti Armaldos dhe Kristit në tualet, i ka kopjuar nga James. Duke biseduar me banorët në oborr, ai tha se një nomimin i ngjashëm me të kësaj jave, ndodhi edhe në Kanada, ku dy lojtarë të fortë, dolën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.
I pyetur nga Olta se çfarë do bëjë ai, nëse publiku largon Kiarën, Luizi tha se ai nuk ka për të bërë asgjë, pasi u shpreh i bindur se nga ky televotim do të largohet Olta Gixhari pasi një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Kanada.












