Ndërsa në Gjykatën e Lartë po mbahet gjyqi për vulën e PD-së, Sali Berisha ka thirrur protestë para ambienteve të saj.
Në krye të protestuesve janë deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi dhe disa zyrtarë të tjerë të Rithemelimit. Siç shihet nga pamjet me dron, vihet re një prezencë e pakët protestuesish.
Sot seanca po zhvillohet për rekursi që grupi i Rithemelimit depozitoi për vendimin e 3 Marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallën e parë çështjen e logos dhe vulës së PD-së.
Siç mund ta shihni nga pamjet e publikuara me dron, berisha është braktisur nga të gjithë madje edhe nga militantët e tij pasi ditën e sotme vetëm një “grusht” protestuesish kishte pas vetes. KETU SHIKO VIDEO-n:












