Diën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në veri-perëndim me intensitet deri mesatar.
Pas orëve të mesditës në zonën e veriut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën e Alpeve dhe veri-lindje në mbrëmjen e së merkurës në lartësitë mbi 1200 metër reshje dëbore.
Temperaturat parashikohen:
– në zonat malore 5 deri 13°C
– në zonat e ulëta 8 deri 23°C
– në zonat bregdetare 13 deri 23°C












