Ilir Meta ka dalë nga ambientet e SPAK-ut ku qëndroi për më shumë se 3 orë. I pyetur nga gazetarët se pse ka ardhur në Prokurorinë e Posaçme, Meta tha është thirrur për të dështuar për çështjen CEZ/DIA.
“Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kishte të bënte me çështja të CEZ dhe DIA, është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që “Rilindja” është në krizë. Por gjithsesi, unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar”- tha Meta.
Rihpaja e hetimit për çështjen CEZ/DIA erdhi pas një kallëzimi në SPAK nga Partia Socialiste. Në vitin 2009, OSSH shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive. Prishja e kësaj marrëveshje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 milionë euro.