Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij të arrestuar për abuzime me fondet e Bashkimit Europian dolën para gjykatës, që në orën 12:30.
Gjykatësit e Posaçëm (GJKKO) do të vlerësojnë sot masën e sigurisë, për zyrtarët që SPAK i akuzon si autorë të 8 tenderave fiktivë, ndërkohë që mësohet se ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Aktualisht, seanca është ndërprerë për 30 minuta pushim. Avokatët e tyre kërkuan kohë shtesë për të studiuar fashikujt e prokurores së çështjes Elida Kackini, dhe për këtë shkak gjyqtarja e shtyu seancën për sot.