Një tjetër demokrat është tërhequr nga gara e Primarëve për kandidat për deputet të PD që do të nisë më 1 mars.
Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i kryesisë së PD dhe Sekretari i PD për Emigracionin dhe Diasporën, Indrit Hoxha, ka njoftuar se do të tërhiqet nga gara.
“Pas një reflektimi të thellë dhe me përgjegjësinë më të madhe ndaj jush dhe ndaj misionit tonë të përbashkët, kam vendosur që të mos jem pjesë e garës në Primaret për kandidatët për deputet. Ky nuk është një tërheqje, por një angazhim i ri për të forcuar Partinë Demokratike”, shkruan ndër të tjera Indrit Hoxha.
Në prag të zgjedhjeve, demokratët me justifikime të ndryshme po largohen “një nga një” duke e ditur që po i pret një humbje katastrofë përballë Edi Ramës i cili po shkon drejt fitores së mandatit të katërt.












