Sali Berisha pas humbjes katastrofë në zgjedhjet lokale ka paralajmëruar se aksioni opozitar do të vijojë ditët në vijim me protesta të fuqishme.
Berisha së bashku me Ilir Metën vazhdojnë “këngën” e njëjtë duke pretenduar se u janë vjedhur votat nga kryeministri Edi Rama por në realitet nuk na tregojnë si mund të vidhen 60 mijë vota (aq sa ishte diferenca mes Veliajt dhe Këlliçit në Bashkinë e Tiranës).
“Ka vetëm një rrugë që Rama mos të blejë me para nën dorë qindra milionë euro vota. Që ai mos të përdorë më zgjedhësit fantazmë kundra jush, kjo rrugë është protesta dhe vetëm protesta. Kombi i fuqishëm polak për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë. Unë qëndroj këtu, në protestë, në protestë dhe vetëm protestë. Përndryshe, ata të cilët përpiqen që të justifikojnë këtë zgjedhje monstruoze të votës, bëhen mbështetës të një krimi të paparë elektoral”, tha Saliu.












