Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, ka folur për të ardhmen e dyshes së skuadrës së tij, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. I pari i kampionëve në fuqi të Francës për ‘RMC Sport’, ka thënë se do t’i mbajë një skuadër asin argjentinas dhe yllin francez.
“Ne duam të mbajmë të dy Leo Messin dhe Mbappe. Natyrisht të dy janë me të mirët. Njëri lojtari më i mirë, dhe tjetri golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës”, ka thënë Khelaifi.
“Nuk do të them më shumë për Messin pasi kemi një plan për të diskutuar pas Kupës së Botës”.