Wednesday, July 8, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pas vendimit të “Kushtetueses”, avokati i Erion Veliajt befason me LËVIZJEN e tij…

by Rilindje
08/07/2026
in AKTUALITET
Pas vendimit të “Kushtetueses”, avokati i Erion Veliajt befason me LËVIZJEN e tij…

Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliajt ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit ndaj kryebashkiakut pasi “Kushtetuesja” zbardhi vendimin ku i lë disa detyra kësaj gjykate.

Në këtë kërkesë, Ndreca argumenton se çdo vonesë në rigjykim ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm mbi lirinë personale të Veliajt, por edhe mbi ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Teksa më tej ka kërkuar që të vlerësohet nëse masa “arrest me burg” vijon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale.

Duke shtuar pyetjjet nëse janë shqyrtuar realisht masat alternative të sigurimit, si dhe nëse mbajtja e Veliajt në kafazin prej xhami gjatë seancave gjyqësore cenon dinjitetin njerëzor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për një mbrojtje efektive, sipas Top Channel.

“Nëse çështja nuk shqyrtohet me përparësi, rigjykimi rrezikon të humbasë efektivitetin e tij praktik. Një vendim i dhënë vonë, kur periudha reale e mandatit është konsumuar në pjesën më të madhe ose tërësisht, nuk do të rivendoste dot në mënyrë efektive të drejtën për të ushtruar funksionin publik, as do të riparonte pasojën institucionale që ka sjellë pamundësimi faktik i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të ushtruar detyrën. Për këtë arsye, elementi kohor në këtë çështje është pjesë e vetë substancës kushtetuese të saj. Liria personale, e drejta për t’u zgjedhur, ushtrimi real i mandatit dhe e drejta e zgjedhësve për t’u qeverisur nga organi që kanë zgjedhur me votë, nuk mund të mbrohen në mënyrë efektive nëse rishqyrtimi vonohet deri në atë pikë sa rezultati i tij të mbetet vetëm deklarativ.

E njëjta logjikë vlen edhe për pretendimin lidhur me mbajtjen e z. Veliaj në kabinën/kafazin e xhamit. Edhe ky pretendim nuk kërkon rivlerësim faktesh apo provash në kuptimin e nenit 441, germa dh), të KPP-së. Ai kërkon një vlerësim juridik dhe kushtetues mbi faktin nëse izolimi i një të pandehuri në një kabinë/kafaz xhami, pa identifikim konkret të një rreziku real dhe aktual, pa arsyetim individual dhe pa shqyrtim të masave më pak kufizuese, është i pajtueshëm me dinjitetin njerëzor, dhe prezumimin e pafajësisë. Kjo është çështje standardi, jo çështje prove të re. Qëndrimi në kafaz xhami nuk mund të trajtohet si çështje infrastrukture gjykate ose si praktikë rutinore organizimi salle. Ai ka një domethënie të drejtpërdrejtë kushtetuese. Vendosja e një personi të prezumuar të pafajshëm në një hapësirë të izoluar, të dukshme për publikun, mediat dhe trupin gjykues, krijon imazhin e rrezikshmërisë dhe fajësisë përpara se fajësia të jetë provuar. Për më tepër, nëse kjo masë pengon ose vështirëson komunikimin konfidencial dhe efektiv me mbrojtjen, ajo nuk cenon vetëm dinjitetin, por edhe vetë cilësinë e pjesëmarrjes së të pandehurit në proces“, thuhet ndër të tjera në shkresën e dorëzuar.

NGA KATEGORIA

LAJM I ZI që në mëngjes/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, kush humb jetën…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident në aksin kombëtar, përplasen tre makina, mbetet…

07/07/2026
EMRI/ Dorëhiqet Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit!
AKTUALITET

EMRI/ Dorëhiqet Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit!

07/07/2026
“Vala afrikane” nuk do ndalet! 2 qytetet më të nxehta të Shqipërisë! Çfarë ndodh sot…
AKTUALITET

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron këto 4 qytete: Nesër rrezik i lartë…

06/07/2026
LAJMI I FUNDIT/ Bllokohet autostrada Durrës – Tiranë, çfarë ndodhi…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bllokohet autostrada Durrës – Tiranë, çfarë ndodhi…

06/07/2026
“Furtunë” ndryshimesh në Polici/ Drejtori del me URDHËRIN, kush janë “shefat” e rinj…
AKTUALITET

“Furtunë” ndryshimesh në Polici/ Drejtori del me URDHËRIN, kush janë “shefat” e rinj…

06/07/2026
Alarm i kuq/ Ja 5 qytetet më të nxehta të Shqipërisë, paralajmërimi i frikshëm për…
AKTUALITET

Kujdes nga e enjtja! Meteorologia befason me parashikimin e motit, ja çfarë na pret…

06/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr “vëmendjen” në Samitin e NATO-s
BOTA

Në krahun e djathtë të Erdoganit dhe para Macron, Rama merr “vëmendjen” në Samitin e NATO-s

08/07/2026
Çfarë po ndodh?! VIP-at e Erion Veliajt po protestojnë kundër Ramës
POLITIKË

“Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

08/07/2026
Pas vendimit të “Kushtetueses”, avokati i Erion Veliajt befason me LËVIZJEN e tij…
AKTUALITET

Pas vendimit të “Kushtetueses”, avokati i Erion Veliajt befason me LËVIZJEN e tij…

08/07/2026
Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…
EDI RAMA

Shteti dha 4 milionë euro nga buxheti për Kanye West, Rama befason: Mos turpërojmë…

08/07/2026
Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…
POLITIKË

Shehaj u kërkon qytetarëve “të rrëzojnë” Ramën, Koçiu “i kthehet” keq: Dil si…

08/07/2026
Gjergj Luca merr “goditjen” e rëndë/ E pazakontë çfarë i bëjnë demokratët…
TË TJERA

Gjergj Luca merr “goditjen” e rëndë/ E pazakontë çfarë i bëjnë demokratët…

08/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!