Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, “pezullim i ushtrimit të detyrës” nga funksioni si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Menjëherë pas vendimit të GJKKO-së, Belinda Balluku është filmuar e qetë teksa futet në ambientet e Kryeministrisë.
Vendimi për shkarkimi nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.












