Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot kandidatin e parë për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen më 14 maj të 2023-it.
Alibeaj propozoi Agron Kapllanajn për të kandiduar në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie në Mallakastër. Në një prononcim për mediet, Alibeaj tha se Kapllanaj është zgjedhja më e mirë për demokratët në Mallakastër, ndërsa iu përgjigj akuzave të Sali Berishës.
“Agron Kapllani nuk është kandidat i Ramës sepse e ka provuar që në 2015 i ka thyer hundët Ramës në 2015, nga i cili përfitoi edhe Berisha. Kapllani nuk është i Edi Ramës, është i demokratëve, është i Mallakastrës. Kandidatët tanë janë kandidat të qytetarëve”, tha Alibeaj.