Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10-ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.
Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme me argumentin se sjellja e ministres në Kuvend nuk është në shkelje të etikës në sallën e Parlamentit. Kjo kërkesë u bë nga opozita e Sali Berishës, sipas së cilëve Spiropali ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetit demorkat, Edmond Spaho.
“Së pari një minutë heshtje për Edmond Spahon që ra në komisionin e etikës si një revolucionar i vërtetë. Se nuk i kuptoni metaforat po s’kemi ç’bëjmë. Ai ishte pa diskutim më i guximshmi në bilbilfryrëve dhe me më shumë vlerë se ju së bashku dhe do jetë gjithnjë në zemrat tona pas 20 ditësh bashkë me ju në revolucionin e radhës”- tha Spiropali në Kuvend.