Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibash ka vendosur që mos i ndërpresë mandatin kreut të bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin i cili akuzohej se ka fshehur në formularin e “dekriminalizimit” një dënim të tij në Greqi.
“Nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, tha Celibashi.
Celibashi ka legjitimuar sërish kandidatin socialist i cili është dënuar me 4 muaj burgim nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, për shkelje të paligjshme të kufirit.
Kujtojmë që PD kërkoi shkarkimin e kryebashkiakut socialist por KQZ theksoi se Kreshnik Hajdari do te vijoje mandatin e tij per shkak se nuk ka shkelur ligjin.