PD vijon avazin duke fryrë bilbilat dhe duke krijuar zhurmë në seancën plenare. Seanca plenare është pezulluar për 10 minuta dhe shkak për këtë është bërë kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit.
“Hiqni pajisjen zhurmuese që keni futur në Kuvendin e Shqipërisë. Parlamenti sigurisht që duhet të vijojë të funksionojë normal. Nuk bëhet me fishkëllima dhe unë kërkoj, Pezullohet seanca dhjetë minuta, në mënyrë që deputetë të reflektojnë për qëndrimin e tyre në Kuvend”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se me këtë skenar, Berisha po kërkon që të destabilizojë Shqipërinë.