Do të duhen ende disa javë, por, siç njoftoi “MARCA” në korrik 2022 dhe ratifikoi në dhjetor, PSG dhe Leo Messi synojnë të nënshkruajnë një kontratë të re, duke ditur se aktualja skadon qershorin e ardhshëm. Jorge Messi do të mbërrijë në Paris javët në vijim, teksa klubi parizien ka rënë dakord për rinovimin e yllit argjentinas.
Diçka është e qartë: Messi dëshiron të vazhdojë të luajë në Paris. Atje është i lumtur; familja e tij tashmë është përshtatur. PSG fërkon duart përpara kësaj kontrate të re, që nga njëra anë do të thotë shpenzime të mëdha, por nga ana tjetër do të sjellë përfitime të mëdha.
Paga e re – Leo fiton rreth 30 milionë euro në vit në Paris. Pavarësisht moshës së tij (35 vjeç), është e qartë se një kampion bote si Messi vlen më shumë se sa është perceptuar deri më tani. Pra, në atë anë, klubi do të duhet të gërmojë thellë xhepat…