Friday, May 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Përplasja e gazetares të “Syri TV” me Ramën/ Mentor Kikia “leksione”: Nuk ka pse zihet e grihet…

by Rilindje
17/03/2026
in TË TJERA
Përplasja e gazetares të “Syri TV” me Ramën/ Mentor Kikia “leksione”: Nuk ka pse zihet e grihet…

Përplasja mesditën e së premtes mes Ambrozia Metës dhe kryeministrit Edi Rama ka ngjallur debate në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin publik, disa e mbështesin gazetaren, ndërsa të tjerë kritikojnë mënyrën e saj të drejtimit të pyetjeve dhe reagimit.

Lidhur me këtë ngjarje, e cila u cilësua dhe si “ngjarja e javës” nga vëmendja që mori, ka reaguar së fundmi gazetari dhe analisti Mentor Kikia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kikia ka argumentuar se vendimi i kryeministrit për të përjashtuar gazetaren e Syri Tv dhe atë të Report Tv, Isa Myzyrajn, ishte një veprim i papranueshëm që mund edhe të shmangej.

Më tej, ai vë në dukje se sjellja e gazetares Ambrozia Meta, megjithëse provokuese, nuk është modeli i gazetarisë së mirë.

“Sjellja e gazetares Ambrozia Meta “ha“ diskutim. Shkurt, gazetarja bëri pyetjen e saj dhe i pyeturi dha përgjigjen e tij. Pastaj gazetarja filloi të debatojë e ti kërkojë llogari. Nëse gazetari është i pakënaqur, apo mendon se i pyeturi i dredhoi përgjigjes, e ribën pytjen dhe nëse sërish nuk merr përgjigjen e duhur, sipas tij, kur përgatit lajmin e ballafaqon përgjigjen me fakte që e nxjerrin “zbuluar” kryeministrin.

Kaq! Pra, në një konferencë për shtyp, gazetari nuk ka pse debaton, replikon, diskuton, zihet e grihet me të pyeturin, pse ai nuk përgjigjet siç do gazetari. Ajo që bën Ambrozia, në të tilla aktivitete, është një opozitarizëm shumë i mirë, por nuk mendoj se është edhe një gazetari po kaq e mirë.

Shumë qytetarë e mbështesin këtë lloj gazetarie, pasi janë velur nga një kryeminstër që mban fjalime, monologje, para auditoreve që dëgjojnë gojëhapur apo rrinë kokëulur, pa folur e pa reaguar. Dhe kur një vajzë e re “ia bën 8 me 2” këtij kryeministri, ajo merr pastaj atributet e një heroine. Por unë mendoj se opozitarizmi politik, opozitarizmi qytetar dhe media janë dhe duhet të jenë tri gjëra të ndryshme, ku secila ka rolin dhe funksionim e saj”, shkruan Kikia.

NGA KATEGORIA

Grida Duma për garën në kryeqytet: Te PS emrin përfundimtar do e japë…
TË TJERA

Grida Duma për garën në kryeqytet: Te PS emrin përfundimtar do e japë…

26/04/2026
Zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur: Kam një LAJM të MIRË për banorët…
TË TJERA

Zv.kryeministrja Koçiu shkon te pallati i djegur: Kam një LAJM të MIRË për banorët…

17/04/2026
Plas keq sherri/ Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute…
TË TJERA

Plas keq sherri/ Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute…

17/04/2026
LAJM I KEQ/ “Fluturojnë” çmimet e banesave: Kush janë zonat më të shtrenjta dhe të lira…
TË TJERA

LAJM I KEQ/ “Fluturojnë” çmimet e banesave: Kush janë zonat më të shtrenjta dhe të lira…

14/04/2026
Astronautët e NASA-s zbulojnë misterin e anës së errët të Hënës
TË TJERA

Astronautët e NASA-s zbulojnë misterin e anës së errët të Hënës

06/04/2026
Kapin çmim rekord në treg/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar çmimi i domates…
TË TJERA

Kapin çmim rekord në treg/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar çmimi i domates…

03/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

Berisha i vetëm në garë për kryetar/ LAJM I FUNDIT: PD merr vendim dhe skualifikon…
POLITIKË

Berisha i vetëm në garë për kryetar/ LAJM I FUNDIT: PD merr vendim dhe skualifikon…

01/05/2026
Arben Malaj ka një këshillë për Spiropalin dhe rikujton fatin e drejtuesve të mëdhenj: Rrëzohen nga brenda…
POLITIKË

Arben Malaj ka një këshillë për Spiropalin dhe rikujton fatin e drejtuesve të mëdhenj: Rrëzohen nga brenda…

01/05/2026
“Kisha plan të largohesha nga politika”, Ilir Meta rrëfehet: Sot do të isha ambasador në…
POLITIKË

“Kisha plan të largohesha nga politika”, Ilir Meta rrëfehet: Sot do të isha ambasador në…

01/05/2026
Merr fund pritja! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri – Kosovë/ Nga sot çfarë ka ndodhur…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri – Kosovë/ Nga sot çfarë ka ndodhur…

01/05/2026
Sateliti Albania 1 del nga orbita, eksperti: Është djegur në hapësirë që…
BOTA

Sateliti Albania 1 del nga orbita, eksperti: Është djegur në hapësirë që…

01/05/2026
Berisha i la vetëm 24 ore afat, Ervin Salianji merr VENDIMIN final dhe shpall…
POLITIKË

Berisha e la jashtë garës/ Salianji “shpërthen” keq: Akt i padëgjuar, PD po trajtohet si…

30/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!