Disa ditë më parë, mediat kanë zbuluar të dashurën e Krist Aliajt, konkurrentit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjatë bisedave me banorët, ai ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, pa dhënë më tepër detaje për të.
Por me hyrjen e Keisi Medinit, Kristi ka ndryshuar qëndrim. Ai ka pranuar se e pëlqen, pëlqim të cilin ia ka kthyer edhe Keisi. Ajo vetë ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik”– shkruan Zaza.












