Sali Berisha ka marrë fjalën në nisjen e seancës plenare ku tha se një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe pasojat e tij janë ndjerë edhe në Shqipëri.
Berisha tha se ky tërmet po sjell përmbysja e “sorosizmit” dhe ekstremit të majtë në SHBA. Berisha i bëri thirrje të bëhet me urgjencë ligji për “desorofikimin” e Shqipërisë.
“Një tërmet i madh politik ka ndodhur në botë dhe ju nuk mund të bëni të paditurin. Nuk mund të fshiheni sepse ky tërmet ka pasur pasqyrime apo reflektimin më të madh pas SHBA në Shqipëri. Ky tërmet është përmbysja e sorosizmit dhe ekstremit të majtë në SHBA, por që pati reflektime të tmerrshme edhe në këtë vend. Ndaj me urgjencë ligji për desorosifikimin e Shqipërisë është një emergjencë kombëtare. Është më mirë të behet tani se sa kur ta bëjmë ne fill pas zgjedhjeve se do thoni po na persekutoni. Por unë u garantoj se do ketë të njëjtën peshë me ligjin që do bëhet për dekomunistizimin. Pra, më mirë të bëjmë një ligj tani. Ligjin pranojeni më mirë si e keqja më e vogël për ju, se ai do bëhet pas zgjedhjeve, u garantoj se do u dhembë shumë. Më mirë tani se pas zgjedhjeve“, tha Berisha.












