Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbatuan mesditën e sotme urdhrin e SPAK duke vënë në pranga ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se janë ushtruar kontrolle me urdhër të SPAK në vilën në Gjirin e Lalzit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
“Po ushtrohet kontroll në një vilë në Gjirin e Lalzit. Aty po kërkohen prova për veprimtarinë e Ilir Metës. Kontrollet po bëhen me urdhër të GJKKO-së. Mund të merren laptop e kompjuterë, që do shërbejnë me shumë mundësi si provë. Janë disa çështje të bëra bashkë. Janë parë kontaktet që ka pasur Meta me personazhe të tjerë, për pasuritë që kanë pasur dhe lëvrimin e parave. Banesa po iu kontrollet dhe disa ish-zyrtarëve të LSI, e mund të ketë detaje të reja që mund të dalin nga zbërthimi i celularëve”, tha Klodiana Lala.