Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 deputetët të Partisë Demokratike dhe 33 protestues në lidhje me protestën e mbajtur mbërmjen e djeshme tek segmenti rrugor i rreth rrotullimit tek ish-Shqiponja në kryeqyteti.
Nën hetim janë vënë deputetët Flamur Noka, Xhelal Mziu, Asllan Dogjani dhe Albana Vokshi për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë arrestuar një protestues për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, por pa dhënë identietit e tyre.
Po ashtu, policia bën me dije se ka sekuestruar edhe dy makina, të cilat janë përdorur për bllokimin e rrugës, ditën e djeshme.












