Kandidati i koalicionit “Berisha – Meta”, Emri Vata po bën fushatë elektorale duke u premtuar kuksianëve se do ta sjellë ujin në cdo lagje të qytetit të Kukësit.
Ta mendosh është “kulmi” që jetojmë në vitin 2023 në “mes të Europës” dhe ende kandidati i Berishës dhe Metës premton se do të sjellë ujë ne cdo shtepi të kuksianëve.
Një premtim skandaloz me qëllimin e vetëm për të rrëmbyer “5 vota” pasi zgjedhjet e pjeseshme lokale zhvillohen të dielën e 24 shtatorit.
“E gjithë zona është pa ujësjellësa. Unë u garantoj që ato ujêsjellësa që janë do të rehabilitohen, do ndryshojmë tubat se i dini çfare semundjesh sjellin. Do t’i mirmbajmë dhe so të sjellim ujë në çdo lagje” tha kandidati demokrat Emri Vata.