Ditën e djeshme vajzat e shtëpisë të Big Brother Albania kanë bërë një Pijamas Party, teksa ato argëtoheshin në sfond është vendosur kënga e Butrint Imerit.
Kamera ka fokusuar menjëherë Kiarën e cila pasi e këndon i kërkon Vëllait të madh ta heqin. Gjithashtu Efi ka thënë se nuk duan këngë dashurie të tilla. Një nga vajzat e ka pyetur Kiarën nëse është këngë e vjetër dhe ajo ka thënë thjesht: nuk e di! Kur doli nga shtëpia dhe u pyet për mbështetjen e Butrintit, Kiara tha se kjo është një histori e mbyllur, të cilën nuk donte që ta komentonte më tej.
Kiara ka ndryshuar 180 gradë pasi dikur kërcente dhe vallëzonte me këngët e ish-të dashurit, Butrint Imerit. Por sot pas daljes nga shtëpia ka ndryshuar strategji kjo për shkak se ka lexuar kritikat e fansave për mos-respektim të lidhjes me Luizin. Për të dalë mirë në sytë e publikut, Kiara i kërkon produksionit që ta heqë këngën e Butrintit. KÊTU SHIKO VIDEO-n:












