Wednesday, November 18, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK! Kush do të marrë pjesë dhe çfarë pritet të ndodhë?!

by Rilindje
17/10/2025
in AKTUALITET
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK! Kush do të marrë pjesë dhe çfarë pritet të ndodhë?!

Sot Tirana do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Protesta mbarëkombëtare do të zhvillohet në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një konferencë për media më 14 tetor, tha se në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, ai theksoi se nga Kosova drejt Tiranës do të nisen 60 autobusë.

Ndërkohë pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka deklaruar gjithashtu se deputetët e mazhorancës do ta mbështesin këtë protestë dhe pritet të jenë pjesë e saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar sot se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë. Partia Demokratike e Shqipërisë ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në tubim. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë.

Përparim Rama, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, dhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së, do t’i bashkohen tubimit në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së. Kryebashkiaku Rama ka njoftuar se ka nënshkruar një shkresë, e cila mundëson transport falas për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të protestojnë në Tiranë.

Kryeministri Albin Kurti përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, për të dhënë një qëndrim për protestën, ku një sulm rezervoi edhe për kryeministrin Edi Rama. Por, Kurti ‘harroi’ që protesta nuk është organizuar nga qeveria shqiptare, por nga veteranët, të cilët protestën e tretë kanë zgjedhur që ta mbajnë në Tiranë dhe ftesën për pjesëmarrje ja kanë bërë dy krahëve të politikës, edhe PS edhe PD.

NGA KATEGORIA

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026
Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…
AKTUALITET

Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…

18/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
AKTUALITET

Deputetja e PS optimiste jep LAJMIN E MIRË: Për pensionistët kemi dashur të bëjmë më shumë

18/11/2026
Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja masat që duhet të merrni…
AKTUALITET

ALARM në Shqipëri! Konfirmohet rasti i parë i malaries, dyshohet edhe për…

18/11/2026
Tensione në protestën përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa vajza me shami
AKTUALITET

Tensione në protestën përballë Kryeministrisë. Efektivët shoqërojnë disa vajza me shami

18/11/2026
LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…
AKTUALITET

LAJM I MIRË për ÇMIMET e naftës dhe benzinës në Shqipëri: Bordi vendos që…

17/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026
Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…
AKTUALITET

Aksident i frikshëm në aksin kombëtar, dy “Benza” bëhen copë/ 6 persona…

18/11/2026
VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…
EDI RAMA

VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…

18/11/2026
Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministria jep njoftimin e rëndësishëm…
EDI RAMA

“25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”/ Rama prezanton nismat për vitin 2027

18/11/2026
A do të ketë shpërblim për pensionistët në fundvit? Ministrja tregon çfarë pritet…
AKTUALITET

Deputetja e PS optimiste jep LAJMIN E MIRË: Për pensionistët kemi dashur të bëjmë më shumë

18/11/2026
Alarmi për “Ethet e Nilit”, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ja masat që duhet të merrni…
AKTUALITET

ALARM në Shqipëri! Konfirmohet rasti i parë i malaries, dyshohet edhe për…

18/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!