Avokati Spartak Ngjela tha se protesta e thirrur nga Berishës nuk do të sjellë asgjë. Sipas tij, protesta nuk ka të bëjë për çështjen McGonigal por theksoi se Berisha kërkon të destabilizojë vendin.
“Alibi është por është non grata e Saliut. Non grata e kanë nxjerrë Amerika. Ky tani ka nxjerrë alibinë e tij me agjentin e FBI. Është çështje amerikane dhe jo shqiptare. Protesta e ka anti-amerikane. Nuk ma ha mendja t’i përgjigjen shqiptarët ashtu siç nuk iu përgjigjen herën e fundit“, tha Ngjela për Abc News.
Pyetje: A do t’i kalojë protesta limitet e paqësores?
“Kështu tha edhe herën tjetër. Herën tjetër i dëboi gazi lotsjellës. Revolucion që ka frikë nga gazi lotsjellës. Këta janë komedi, do të tallen brezat. Ata i dëbon gazi lotsjellës. Ai e ka mbushur kupën, do të destabilizojë Shqipërinë por nuk e bën dot. Lodhet kot”, tha Ngjela.