Për të justifikuar humbjen ktastrofë të koalicionit “madhështor” të PD-së, Sali Berisha ka komentuar dështimin e Ilir Metës për të fituar mandatin e deputetit nga burgu.
Berisha tha se Ilir Metës po i bëhet lufta më e egër nga armiku kryesor i votës së lirë.
“Sa i përket Ilir Metës atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo? mbaje në burg që të fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.
Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. Jashtë Kuvendit ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.












