Tuesday, October 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pse përmendën prokurorët 35 vite burg? Lala tregon prapaskenat e mbledhjes me dyer të mbyllura për Ballukun

by Rilindje
24/02/2026
in TË TJERA
Pse përmendën prokurorët 35 vite burg? Lala tregon prapaskenat e mbledhjes me dyer të mbyllura për Ballukun

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për seancën me dyer të mbyllura për imunitetin e Belinda Ballukut.

Lala tha se prokurorët pretendojnë se Balluku mund të prishë provat, ndaj kërkojnë heqjen e imunitetit të saj për të caktuar një tjetër masë sigurie.

Lidhur me pretendimet se Balluku ka kërcënuar dëshmitarët përmes personave të krimit të organizuar, Lala tha se nuk ka një akuzë të re penale për intimidim, por vetëm pretendime të një vartëseje.

“Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi kjo u kërkua nga SPAK. Prokurorët pretenduan se çështja është nën hetim dhe ekziston rreziku të dëmtohen provat dhe procesi hetimor, ndaj kërkuan mbledhje me dyer të mbyllura. Është përdorur termi ‘35 vjet burg’. Zoti Braho, duke paraqitur argumentet, ka deklaruar se në momentet e para, kur është kërkuar dhe miratuar pezullimi nga ushtrimi i funksioneve për Ballukun, veprat penale kishin marzh dënimi deri në 10 vite. Por më pas prokurorët pretendojnë se kanë prova të reja që kanë rënduar pozitat e Ballukut, në 9 episode, përfshirë tunelin e Llogarasë, 7 lotet e Unazës dhe koncesionin Thumanë–Kashar. Prokurorët kanë thënë hipotetikisht se dënimi mund të shkojë deri në 35 vite. Pozita e zonjës Balluku është rënduar ndjeshëm. Ky ka qenë konteksti në të cilin prokurorët kanë përdorur frazën ‘35 vite burg’. Prokurorët, për të mbështetur kërkesën e tyre, kanë paraqitur argumentin se Balluku mund të ndërhyjë për të prishur provat. Së dyti, ekziston rreziku i intimidimit të dëshmitarëve. Por nuk ka një akuzë të re penale për intimidim të dëshmitarëve.”, deklaroi Lala.

E pyetur nëse SPAK vijon t’i qëndrojë idesë për të kërkuar arrestimin e Ballukut, Lala tha se nuk ka gjasa që të kërkohet arrest me burg, edhe nëse Parlamenti ia heq imunitetin.

“SPAK kërkon leje ose autorizim për arrestim, por në rastin e zonjave përgjithësisht ka kërkuar masa më të lehta. Është shkuar vetëm në arrest shtëpie, përjashto rastet kur ka krim të organizuar, vrasje e me radhë. Nëse do të jepet autorizimi, do të shkohet me kërkesën për arrest shtëpie, por gjasat janë që kjo të mos ndodhë dhe SPAK i ka duart e lidhura”, tha Lala.

NGA KATEGORIA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…
TË TJERA

Grida Duma ra pa ndjenja në Top Channel, zbardhen DETAJE të reja…

27/10/2026
Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…
TË TJERA

Grida Duma bie pa ndjenja në “Top-Story”, ndërpritet transmetimi LIVE/ Çfarë ndodhi…

27/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…
TË TJERA

“Çohu dil jashtë”/ “Plas” sherri, moderatori përzen nga studion Sara Milen: Këtu…

24/10/2026
“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut
TË TJERA

“Nuk do të vijë puna te vota!”/ Kur do largohet Edi Rama? Kryeministri i përgjigjet Fevziut

21/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt, urdhëron Gjykatën e Tiranës të…

27/10/2026
“E ka vendosur Edi Rama”/ Caktohet data për zgjedhjet në Shqipëri? Zbulohet FTESA e papritur e Presidentit Begaj…
POLITIKË

“E ka vendosur Edi Rama”/ Caktohet data për zgjedhjet në Shqipëri? Zbulohet FTESA e papritur e Presidentit Begaj…

27/10/2026
Dimri vjen para kohe! LAJM I FUNDIT: Bie dëbora e parë në Shqipëri, në qytetin…
AKTUALITET

Dimri vjen para kohe! LAJM I FUNDIT: Bie dëbora e parë në Shqipëri, në qytetin…

27/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

“Grijeni sallatën”/ Kryeministri Edi Rama befason me reagimin e fortë: Nesër, flet qeveria…

27/10/2026
LAJM I MIRË/ Rritet ekonomia! Rama premton rritje rroge, kurse pensionistët…
EDI RAMA

Qeveria Rama bën gati “ligjin e ri” mbi pagat, kush merr rrogë mbi 700 mijë lekë do të…

27/10/2026
Dalin të dhënat e sondazhit/ Qytetarët zgjedhin, ja kush parti do të fitojë zgjedhjet e “11 Majit”
POLITIKË

Zgjedhjet/ Presidenti Begaj kryen LËVIZJEN e fundit, më datën 30 tetor…

27/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!