Urdhri i dhënë së fundmi nga kryeministri Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive, do të nisë që ditën e sotme ndërsa personat e përfshirë në listë kanë afat të dorëzojnë postin bashkë me një raport për punën e tyre, deri ditën e hënë, më 26 tetor.
Në Ministrinë e Financave, ndër drejtuesit e përfshirë në kërkesën për dorëheqje mësohet se janë:
-Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
-Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
-Etugert Llazi, drejtor i Qendrës Kombëtare të Biznesit.
-Jonaid Myzyri, drejtues i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë:
-Ami Kozeli, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
-Viola Haxhiademi, drejtuese e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
-Elisian Bici, drejtues i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).
-Eltar Deda, drejtues i Albpetrolit.
-Ergys Verdho, drejtues i Hekurudhës Shqiptare.
-Dritan Isaku, drejtues i Albcontrol.
Në Ministrinë e drejtësisë dhe institucionet e administrimit të vendimeve gjyqësore:
-Besmir Kola, drejtues i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.
-Eduard Merkaj, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
-Ergys Qirici, drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit.
-Valdrin Pjetri, drejtuesi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Në agjencitë shtetërore që mbulojnë prokurimet, dokumentet e identifikimit dhe kontrollin financiar:
-Silda Anagnosti Çepe, drejtuese e IdentiTek.
-Ervin Koçi, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
-Laura Plaku Saro, drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
-Ardita Kuçi, drejtuese e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
-Marjeta Përlala, drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.












