Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me vendodhjen e Arben Ahemtaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare lidhur me aferën e Inceneratorëve.
Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet ish-zv.kryeministri dhe se komunikimi i fundit që ka patur me të ka qenë para shumë kohësh.
“Nga Hamasi te Arben Ahmetaj. Po pse çfarë lidhje kanë këto të dyja. Ky vend që është më mirë se vendet e tjera rreth e rrotull nuk diskutohet se dhe ky vend është më i mirë se çishte këtë e provon edhe arsyeja që e pyesni ju. Ka filluar të funksionojë drejtësia. Nuk e di ku është. Shumë kohë përpara kam komunikuar me Ahmetajn”, tha Rama.
Më tej ai përgëzoi SPAK për punën e bërë duke thënë se është mbrojtës i punës së tyre dhe i inkurajoi që: “Ti nxjerri ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar“.












