Tuesday, October 27, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Qeveria Rama urdhër “Booking”/ Nga 1 Nëntori, kush jep apartamente me qira në Shqipëri duhet të…

by Rilindje
27/10/2023
in AKTUALITET
Qeveria Rama urdhër “Booking”/ Nga 1 Nëntori, kush jep apartamente me qira në Shqipëri duhet të…

Pas kthimit të Shqiperisë në një destinacion turistik është rritur ndjeshëm numri i individëve që regjistrojnë pronat e tyre në “Booking” apo “AirBnb” për t’i dhënë me qira ditore, por pjesa dërmuese e tyre operojnë në informalitet (të padeklaruar në shtet).

Tashmë midis kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma “Booking”, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

“Ju lutem vini në dispozicion numrin tuaj NIPT brenda 31 Tetorit 2023. Gjithashtu konfirmoni regjistrimin tuaj për taksën e TVSH-së, datën e regjistrimit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së brenda 31 Tetor 2023. Nga 1 Nëntori 2023, nëse nuk keni dorëzuar regjistrimin e TVSH-së, konfirmimin që jeni i regjistruar në TVSH, datën dhe një kopje të vërtetimit tuaj të regjistrimit do të aplikojmë 20% TVSh në faturën e komisionit”, thofton  Booking.

Synimi i Tatimeve është që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve. Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal.

NGA KATEGORIA

Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…
AKTUALITET

Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…

26/10/2026
Ndryshim në drejtimin e konvikteve të Tiranës, largohet Olsi Shahini! Ja kush e zëvendëson
AKTUALITET

Ndryshim në drejtimin e konvikteve të Tiranës, largohet Olsi Shahini! Ja kush e zëvendëson

26/10/2026
E PAPRITUR! Kush është miliarderi shqiptar që shkon në SPAK…
AKTUALITET

E PAPRITUR! Kush është miliarderi shqiptar që shkon në SPAK…

26/10/2026
“Rritet çmimi”/ 8 Euro për traun e Rrugës së Kombit? Ministri tregon të VËRTETËN…
AKTUALITET

“Rritet çmimi”/ 8 Euro për traun e Rrugës së Kombit? Ministri tregon të VËRTETËN…

25/10/2026
U qëllua me plumb në sy/ Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Ja gjendja e 28-vjeçarit…
AKTUALITET

U qëllua me plumb në sy/ Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Ja gjendja e 28-vjeçarit…

25/10/2026
U qëllua në sy nga plumb gome/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË për Erion Vishkullin
AKTUALITET

U qëllua në sy nga plumb gome/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË për Erion Vishkullin

25/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Arlind Qori bën “llogaritë” për largimin e Edi Ramës, zbulon dy skenarët…
POLITIKË

Arlind Qori bën “llogaritë” për largimin e Edi Ramës, zbulon dy skenarët…

27/10/2026
“Merr fund problemi shumëvjeçar”/ Rama publikon VIDEO-n nga rruga e re në qytetin…
EDI RAMA

“Merr fund problemi shumëvjeçar”/ Rama publikon VIDEO-n nga rruga e re në qytetin…

26/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

“Studentët kanë të drejtë”/ Protestat, Rama u flet troç grekëve dhe zbulon vendimin për “dorëheqje”

26/10/2026
Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…
AKTUALITET

Alarmohet Policia nga protesta, del SHKRESA “tepër urgjente” për SHEFAT: Mos…

26/10/2026
LAJMI I FUNDIT/ Veliaj “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, SHKARKOHEN para zgjedhjeve…
TË TJERA

“Shpallen 1,500 fituesit!”/ Bashkia e Tiranës jep lajmin e mirë për qytetarët…

26/10/2026
Kërkoi lirinë/ LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë jep vendimin “final” për Erion Veliajn
POLITIKË

Zgjedhjet i fituan studentët/ Erion Veliaj reagon fort për rrëzimin e Vuçiçit në Serbi…

26/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!