Konfindustria ka reaguar pasi Qeveria Rama vendosi “shkrirjen” e Bordit të Trasparencës. Konfindustria vlerëson se ky vendim, jo vetë që s’do sjellë ulje të çmimeve të karburanteve në treg, por përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.
Konfindustria kërkon krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të suksesshme në Rajon.
“Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Trasparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të cmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej. Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel”, shkruan Konfindustria.












