Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Në postimin e dit në Facebook, kryeministri njofton se nga aeroporti “Nënë Tereza’ një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet nga Tirana në Madrid.
“🔴 LAJM I MIRË. Një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet direkte drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Iberia 🇪🇦spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë-Madrid“, shkruan Rama.












